Nga 2020-a, sistemi autonom i frenimit tek automjetet do të jetë i obligueshëm

Rreth 40 vende kanë rënë dakord në Gjenevë për hartimin e një rregulloreje të re të OKB-së për instalimin e detyrueshëm të një sistemi frenimi autonom.


Kjo rregullore do të përfshijë të gjitha makinat dhe automjetet e lehta komerciale nga viti 2020, dhe ky vendim është vetëm i pari në radhë.

Është spekuluar prej kohësh se shumë sisteme aktive të sigurisë do të vendosin pajisje të detyrueshme në makinat e reja. Se kjo do të shkaktojë një rritje të madhe çmimesh, veçanërisht të modeleve më të vogla, paralajmëroi Volkswagen për veturat Up!,e cila do të shtrenjtohet për 3500 euro dhe Polo për 4000 euro.

Edhe pse është vetëm një rregullore deri më tani, është pothuajse e sigurt se në të ardhshmen një vendim i tillë do të miratohet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Japonia.

Ekspertët parashikojnë që instalimi i detyrueshëm i sistemit autonom të frenimit do të mbulojë 15 milionë automjete të prodhuara çdo vit në BE dhe katër milionë shtesë të prodhuar në Japoni.

Sistemi i detyrueshëm autonom i frenimit, i cili ka shumë të ngjarë të jetë një pjesë integrale e pajisjeve të çdo makine të re nga viti 2020, do të përdorë sensorin për të regjistruar të gjitha objektet afër veturës dhe, nëse është e nevojshme, aktivizimi i frenimit automatik me shpejtësi deri në 60 km/orë, e cila është e mjaftueshme për pjesën dërmuese të kushteve urbane, ku aksidentet janë më të zakonshme, sidomos në vendkalimet për këmbësorë.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi