Nesër ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa

Nesër, mes të shtunës së 29 tetorit, dhe të dielës, 30 tetor, rikthehet ora dimërore dhe përfundon koha e orës ligjire. 


Ekzaktësisht, të dielën në orën 3 të mëngjesit, pas plot shtatë muajsh duhet të kthejmë pas akrepat e orës dhe ti vendosim në orën 2:00.

Me këtë veprim do të kemi mundësi për të fjetur një orë më shumë por do të humbasim 60 minuta dritë.

Debatit, gjithnjë të gjallë në nivel evropian, mbi ndryshimin e orës, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë që është bërë emergjencë për shkak të kostos së dritave dhe gazit. Ora ligjire do të kthehet sërish të dielën e 26 marsit të vitit 2023.

Related posts

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

/