Siç ishte raportuar e diskutuar nga zyrtarë të BE’së një metodologji e re do të shpaloset nga Komisioni Europian në Bruksel përmban mjaft risi dhe kryesorja është se procesi i ri do të jetë reversibil e ndëshkues transmeton Gazeta Metro. Tek risitë mes tjerash është edhe bashkimi i kapitujve të negocimit në grupe, ashtë që përqendrimi politik i vendeve kandidate do të drejtohej në sektorë kyçe, por edhe sanksionime në raste të mos zbatimit të reformave të nevojshme dhe mos përmbushjes së kushteve. Rrugë e vështirë i pret Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Është e nevojshme të përmirësohet procesi i anëtarësimit dhe ngritjes së efektivitetit të tij, duhet të bëhet më i parashikueshëm, më i besueshëm-bazuar në kritere objektive dhe rigoroz në kushtëzimet negative dhe pozitive, si dhe në reversibilitet ” theksohet në dokumentin e titulluar “Procesi i përmirësuar-perspektiva e besueshme europiane për Ballkanin Perëndimor” njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Me synim ngritjen e dinamikës së procesit të negocimit, Komisioni Europian propozon organizimin e kapitujve negociues sipas grupeve tematike, që do të mundësojnë përqendrim më të shtuar në sektorë të rëndësishëm të dialogut politik.
Negociatat për çdo grup kapitujsh do të hapen si tërësi, pas përmbushjes së standardeve, që është më mirë sesa në bazë të kapitujve të posaçëm.
Kjo zgjidhje, siç ceket në dokument, do të mund të zbatohej që tani në negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Prioritetet për përshpejtimin e integrimit dhe reformat kyçe do të vendosen nga BE’ja dhe kandidati. Kur këto prioritete të zbatohen mjaftueshëm, hapet grupi hapet pa kushtëzime shtesë dhe masat për mbyllje janë caktuar për çdo kapitull”, shpjegohet në tekst dhe shtohet se afati kohor nga hapja e grupeve deri tek mbyllja e do të duhej të jetë i kufizuar, me rekomandimin që të jetë një vit.
Në dokument janë prezantuar gjashtë grupe kapitujsh.
Grupi i parë, i cili titullohet “Themelet”, ka të bëjë me drejtësinë, të drejtave themelore, sigurisë, lirive si dhe kritereve ekonomike, funksionimit të institucioneve demokratike, reformës së administratës publike, prokurimit publik, statistikës e kontrollit financiar.
Grupi i dytë, “tregjet e brendshme”, përmban kapituj të ndërlidhur me lirinë e qarkullimit të mallrave, fuqisë punëtore, gjykatat ekonomike, pronës intelektuale, politikave të konkurrencës, shërbimeve financiare, mbrojtjen e konsumatorit.
Grupi i radhës me titullin e ri “rritja dhe konkurrenca” ka të bëjë me shoqërinë informative, mediat, sistemin tatimor, po politikave monetare dhe ekonomik, politikave sociale dhe punësimit, politikave industriale dhe ndërmarrëse, edukimi dhe kultura, unioni doganor.
Tutje vazhdon me grupin “Agjenda e blertë ” që bashkon kapitujt lidhur me politikat rreth transportit, energjetikës, rrjet trasneuropian, mbrojtjes së mjedisit natyror dhe ndryshimet klimatike.
Grupi i pestë “Resurset, agrikultura dhe kohezioni” ka të bëjnë me zhvillimin rural dhe bujqësor, sigurimit të ushqimit, veterinarisë, politikave fito sanitare, peshkatarisë, politikat rajonale, koordinimit të instrumenteve strukturore, financat dhe buxheti.
Grupi i gjashtë ka të bëjë me “Çështje të jashtme”, që përmbledhë marrëdhëniet me jashtë, politikat e jashtme, sigurisë dhe të mbrojtjes.
Një prej ndryshimeve që propozon Komisioni Europian është ndërlidhja e përparimit në zbatimin e reformave të pajtuara me synim integrimin e vendeve kandidate në Bashkimin Europian, tregun dhe programin e tij, si dhe rritjen e fondeve dhe investimeve.
“Derisa përparimi në reforma duhet të shpërblehet, ekziston edhe nevoja për masa më të rrepta të sanksionimit në raste të ngecjeve serioze apo kthimit prapa në zbatimin e reformave. Vendimi për ndërprerjen apo edhe kthimin prapa të procesit duhet të njoftohen përmes raportit vjetor të komisionit Europian” shpjegohet në dokument.
Në raste serioze, Komisioni mund të japë propozim të tillë në çfarëdo kohë, me kërkesë të tyre apo kërkesë të anëtarit të BE’së, për të siguruar përgjigje të shpejtë përmes procedurave të përshpejtuara.
Këto masa parashikojnë mundësinë e pezullimit të anëtarësimit të procesit të anëtarësimit, si dhe hapjes së kapitujve të mbyllur apo rikthimit të çështjeve që duhen të rishqyrtohen. Gjithashtu, mund të zvogëlohen mjetet e fondet nga BE’ja, me përjashtim mbështetjes për shoqërinë civile, si dhe përfitimet e bashkëpunimit të ngushtë, siç janë pjesëmarrja në programet e BE’së, qasja në tregje, mund të pezullohen.
Komisioni Europian me propozimin e thekson se gjatë procesit të anëtarësimit kushtet duhet të jenë të qarta që nga fillimi dhe njofton edhe për përkufizimin përmes raporteve vjetore për vendet kandidate.
Shtohet se negociatat për çështjet themelore do të udhëhiqen sipas parimeve të sundimit të ligjit, parimeve të funksionimit të institucioneve të institucioneve demokratike dhe reformave të administratës publike, si lidhje më të mirë me programet reformave ekonomike.
Anëtarësimi në BE është proces që kërkon dhe mbështetë reforma bazike, ndryshime politike dhe ekonomike tek vendet kandidate, dhe duhet të tregoj aftësi të mbajtjes së përgjegjësi si anëtare të BE’së.
Ai, proces siç shkruhet nuk mund të udhëhiqet në “autopilot”, por duhet të paraqesë aktivisht vendimin e shoqërisë të arrijë dhe respektojë standardet e vlerat më të larta europiane.
Bëhet thirrje edhe në përkushtim më të madh të udhëheqësisë të dy palëve dhe theksohet se natyra politika e procesit të theksohet e të vihet në plan të parë, që përfshinë mundësi të reja për dialog gjatë samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor si dhe kontakteve intensive ministrore.
Komisioni Europian në dokumentin e vetë vlerëson se synimi kyç i angazhimit të BE’së në Ballkanin Perëndimor është të përgatitë për përmbushjen e të gjitha nevojave për anëtarësimit, që përfshinë mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike, si dhe bashkërenditjes me vlerat themelore europiane.
Synimi i metodologjisë së re, siç thuhet në tekst, që të rritet kredibiliteti dhe besimi si mes shteteve anëtare të BE’s, si dhe mes atyre kandidate, si dhe të arrihen rezultate më të mira në terren.
Liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të “tregojnë” përkushtimin e tyre ndaj zbatimit të reformave, si në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, ekonomisë etj. Kjo do të thotë gjithashtu që BE’ja duhet të dorëzojë në bazë të përkushtimit të palëkundur ndaj procesit të bazuar në meritë.
“Kur vendi partner të përmbushë kriteret dhe kushtet, anëtarët duhet të pranojnë përparimin drejt nivelit tjetër të procesit. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të hapura në procesin e anëtarësimit. Shtetet anëtare dhe institucionet e BE’së duhet të flasin me një zë për rajonin, të dërgojnë sinjale të qarta të mbështetjes dhe të flasin haptas për problemet nëse shfaqen” shkruhet në dokument.
Kjo perspektivë e sigurte drejt anëtarësisë së plotë në BE, bazuar në merita, siç theksohet, është në interes politik, të sigurisë dhe ekonomik të unionit.
“Në kohë të shtimit të sfidave globale dhe ndarjeve ky proces mbetet më shumë se kurrë investim gjeostrategjik për një Europë, stabile dhe të fortë, dhe një perspektivë e besueshme e anëtarësimit është nxitje dhe moto për transformim në rajon, që shton prosperitetin dhe sigurinë tonë kolektive” shkruhet në këtë dokument. /GazetaMetro