Qytetarët e Preshevës, ditën e diel do të i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqjen e re lokale.
Në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen nesër, të drejtë vote kanë 41 mijë e 600 qytetarë, të cilët do të munden që të drejtën e tyre ta realizojnë nëpër 38 vendvotime në territorin e komunës së Preshevës.
Në një konferencë për media, Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Qenan Kamberi ka njoftuar për vendimin e ndryshimit të lokacionit të tri vendvotimeve.
Votuesit e njësisë me numër 4 në Preshevë nesër nuk do të votojnë tek hapsirat e objektit të Komunës së Preshevës, kryesisht tek Katastri, por ky vendvotim është çvendosur perballë lokacionit të vjetër, ne njërin prej lokalit të ndërmarrjes publike e njohur në vend si “Bratstvo”.
Vendvotimi në fshatin Kurbali ështı gjithashtu në listën e atyre që kanë ndryshuar lokacion, e që është transferuar në fshatin Buhiç, kryesisht në objektin e shkollës fillore. Në këtë vendvotim do të votojnë banorët e fshatrave, Buhiç, Stanec dhe Kurbali.
Vendovtimi i tretë që ka ndërruar lokacion është në fshatin Miratoc, i cili është zhvendosur nga zyrja e bashkësisë lokale 30 metra më poshtë në një sallë të xhamisë.
Ndërkohë që zgjedhjet po mbahen në kohë pandemie përfaqësuesit e Komisionit Komunal Zgjedhor kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në masat për mbrojtje nga koronavirusi.