Ndalohet vetura me tabela të Serbisë, dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë

Është ndaluar në Dobërçan një veturë me targa të Serbisë, e kisha dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë.


Policia ka bërë të ditur se në veturë janë hasur pesë persona, transmeton PreshevaPRESS.

“Patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”.

“Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

KQZ: 22 parti dhe tre koalicione do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin