NATO deklarohet për idetë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë dalë pas dokumenteve “non-paper”, të cilat pretendojnë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.


Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë.

“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spekulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në asgjë”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anëtare të reja.

Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtuar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.

Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre dokumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur parasysh se janë anonim.

Related posts

Tërmet në Vetëvendosje, Liburn Aliu dorëhiqet pas zgjedhjes së Bashës për kryeparlamentar

Në Kosovë kapet një minibus i mbushur me gra dhe fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugve

Sot mbahet tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës