Moti në fundjavë, me diell dhe vransira

Fundjavë me mot shumë të ngrohtë, diell dhe vransira. Java e ardhshme fillon me mot më të ftohtë dhe shi.


17.04.2020 – Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave me presion të rritur dhe masave të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë, me temperatura të larta deri në 25C, pjesërisht me diell, e gjatë ditës së diel shtim të vransirave.

Me fillimin e javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët mbi Mesdhe sjellin kushte të reja meteorologjike.

Do të mbajë mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten reshje shiu, derisa nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare, por jo edhe në vlera negative.

Cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare dhe të mira. Vlerat e çastit vende-vende mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

18.04 – Pjesërisht me diell dhe shumë ngrohtë.
19.04 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
20.04-21.04 – Ditën e hënë me mot të freskët, kryesisht me vransira. Herë herë priten reshje të dobëta shiu. Ditën e martë vranët dhe më ftohtë. Kohëpaskohe shi i dobët.
22.04 – Ftohtë. Reshjet do të pushojnë gjatë mëngjesit. Ditën vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 5C deri 10C, e ditën e mërkurë do të zbresin edhe në 2C. Temperaturat maksimale në fundjavë do të arrijnë deri në 25C, e ditën e martë do të zbresin deri në 9C..

Në fundjavë do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi 1-9m/s. Nga dita e hënë erë mesatare verilindore 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie dhe do të luhatet përreth vlerave normale.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi