Mot me diell, shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave

Të dhënat hidrometeorologjike për Luginin parashohin se këtë javë parashihet mot me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.


Sipas të dhënave meteorologjike  moti do të jetë me diell, shi dhe shkarkime rrufesh.

Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Related posts

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Njerëzit e përdorin rregullisht inteligjencën artificiale pavarësisht se nuk i besojnë

Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni

/