Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Konjufca hap konkurs për ambasadorë

Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se kjo ministri ka shpallur konkursin e brendshëm për t’u zgjedhur diplomat në njërën nga misionet diplomatike të Kosovës.


Në një njoftim në rrjete sociale, Ahmeti ka thënë se ky lloj konkursi do të shpallet për herë të parë që nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ai shton se ka kaluar koha kur diplomatët zgjidheshin në tavolina të ministrave dhe pa konkurs.

Shkrjmi i plotë i Kreshnik Ahmeti:

Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë.

Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon