Mesazhi i Biden për Thaçin një vit para se Thaçi të merrej nga Gjykata Speciale

Në vitin 2019, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Konferencën për Siguri në Mynih kishte zhvilluar një takim me Presidentin Joe Biden, atëherë në opozitë.


Në një letër të publikuar nga ish-këshilltari i Thaçit, Biden i kishte shkruar një letër interesante pas këtij takimit.

Në të, Biden e vlerëson shumë mundësinë për të kaluar kohë me Thaçin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që nga fitimi i pavarësisë së saj, dhe atë jo pak për shkak të lidershipit dhe kontributit tuaj.
Megjithatë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe zgjerohen – një pikëpamje që unë e di se ju e ndani. Një marrëveshje e akorduar reciprokisht me Serbinë që çon në njohjen e saj të pavarësisë së Kosovës do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë”, i kishte shkruar Biden.

Presidenti Biden më tutje i shkruan në këtë letër Thaçit se angazhimi i tij për Kosovën është personal dhe i thellë, si dhe ai do të vazhdoi të qëndroi me të gjithë popullin e Kosovës. Por, pjesa më interesante është në fund të letrës! Si rrallë herë, Biden ia kushtoi disa rreshta shumë personal, jashtë protokollit të shkruara me dorë.

“Mbaj besimin, gjërat do të përmirësohen” – ky ishte dedikimi personal i Biden për Thaçin, që është shkruar vetëm një vit para se Thaçi të merrej nga Gjykata Speciale.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë