Merkel pret Pompeon në Berlin

German Chancellor Angela Merkel, left, and U.S. Secretary of State, Mike Pompeo, right, talk as they arrive for a joint statement prior to a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Friday, May 31, 2019. (AP Photo/Michael Sohn)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë më 8 nëntor sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi sot një zëdhënëse e qeverisë gjermane pa dhënë detaje nëse sugjerimi i një ministri gjerman, për sa i përket vendosjes së një zone sigurie nën kontrollin ndërkombëtar në verilindje të Sirisë, do të diskutohet.


“Paralelisht me marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare aktuale do të jenë në rend të ditës gjatë këtij takimi me kancelaren në Berlin”, deklaroi zëdhënësja, Martina Fietz, pas rifillimit nga trupat amerikane të patrullimeve në Siri.

Pompeo ka parashikuar gjithashtu takime me ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, të Financave Olaf Scholz dhe të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është gjithashtu dhe presidente e partisë Demokristiane gjermane (CDU, konservator).

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif