Kamcelarja gjermane, Angela Merkel ishte në shënjestër të një terroristi që vrau 11 persona në një panair në Berlin gjatë Krishtlindjeve të vitit 2016, bazuar në fotot që janë gjetur në telefonin e tij, transmeton Reporteri.net.
Përkatësisht, në telefonin e Anis Amri, i cili u përplas me një turmë njerëzish të mbledhur në Breitscheidplatz, Berlin, më 19 dhjetor 2016, në mesin e fotografive u gjetën edhe disa selfie jashtë ndërtesës ku banon Merkel, raportojnë mediat gjermane.
Midis tyre ka edhe pamje të rrethinës së Katedrales së Berlinit, dhe, sipas Shërbimit Penal Federativ Gjerman (BKA), ato ishin përdorur ndoshta për të targetuar më lehtë objektivat e mundshme të sulmit.
Ato janë shkrepur më 23 tetor 2016, shtatë javë para sulmit të Panairin e Krishtlindjeve. Në foton përpara katedrales, Amri pozoi me gishtin tregues. Hetuesit më vonë konstatuan se ishte pikërisht kjo zonë që Amri e shihte si një objektiv të mundshëm për sulmin.
Vetëm disa minuta më parë, Amri ishte fotografuar para shtëpisë së Angela Merkel. Sidoqoftë, ajo që shqetësoi ekspertët e sigurisë dhe publikun është se raporti i hetuesit përmend vetëm ndërtesën që ndodhet në fqinjësi të Merkel, selia e Shoqërisë së fizikantëve gjermanë.
“Fakti që dokumentacioni nuk përmendi as mundësinë që ndërtesa e Kancelares mund të kishte qenë cak i sulmit na bëri shumë të zemëruar”, thotë eksperti i sigurisë së brendshme, Konstantin von Noc nga Partia e Gjelbër, duke shtuar: “Policia ka për detyrë të informojë publikun. Ky është një aspekt i rëndësishëm i sigurisë për vendin tonë”.
Kujtojmë se, Anis Amri u përplas me një kamion njerëzish në një panair të Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 11 persona dhe duke lënduar 55 të tjerë. Viktima e dymbëdhjetë ishte një shofer kamioni. Amri u arratis, por u vra katër ditë më vonë gjatë një kontrolli rutinë në Itali.