Mediat serbe raportojnë se si Vetëvendosja ju referua Kushtetutës së Serbisë

Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova akoma vazhdon të konfiguron si pjesë e saj e territorit, gjë që nuk ka ndryshuar qysh nga regjimi kriminal i Slobodan Milosevicit, shkruan Gazeta Metro.


Vetëvendosje për të refuzuar mandatimin e Hotit nga Presidenti Thaçi, ka përdorur si argument Kushtetutën e  Serbisë.

Në ankesën e deponuar në Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur si argument edhe Kushtetutën e Serbisë për të treguar vakumin që ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit se në kushtetutën e Serbisë “Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë”

“Pra, për të argumentuar më thellë çështjen e vakumit kushtetues në aktivizimin e nenit 95 dhe 95 par 4 të të Kushtetutës së Kosovës , jemi të detyruar që përmes kushtetutave të vendeve të rajonit dhe të shteteve të BE’së, të argumentojmë se si nuk mungojnë dispozita kushtetuese në formë të shprehur në krijimin e qeverive të reja pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverive aktuale”, thuhet në arsyetimin e shkruar në ankesën e VV’së pas të cilit është shfrytëzuar kushtetuta e Serbisë.

E ndaj kësaj kanë reaguar edhe mediat në Serbi, ku i ka dhënë jehonë lajmit se si një parti kosovare që është në pushtet, po i referohet Kushtetutës së Serbisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Këtë e kanë raportuar e publikuar edhe mediat dhe radiot serbe që operojnë në Kosovë.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë