Më shumë se 7,000 ish-infermierë do të kthehen në detyrë, për të luftuar coronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar

Më shumë se 7,000 ish-infermierë dhe mami janë regjistruar për të mbështetur shërbimet e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.


Sipas Këshillit të Infermierisë dhe Mamisë, infermierët dhe mamitë që u larguan nga profesioni në tre vitet e fundit mund të regjistrohen në detyrë të përkohshme për të trajtuar Covid-19.

Detajet e tyre ndahen me organizatat kombëtare të shëndetit dhe kujdesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar , dhe më pas do të punësohen në bazë të nevojës.

Bëhet e ditur se kryeministri britanik, Boris Johnson dhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 66 mijë, ndërsa 580 persona kanë ndërruar jetë.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif