Më shumë se 2000 njerëz u ndoqën penalisht për shkelje të masave të ndalimit të qarkullimit në Serbi

Drejtori i policisë Vladimir Rebic tha se që nga futja e shtetrrethimit, 474 pensionistë dhe 2,157 qytetarë nën moshën 65 vjeç janë ndjekur penalisht për shkelje të kufizimeve të lëvizjes.


Rebic tha për Radio Televizionin Serbi se 17 oficerë policie janë diagnostifikuar të infektuar me koronavirusin Covid19 deri më tani, derisa rreth 800 policëve i janë nënshtruar masave për parandalin e koornavirusit përmes izolimit shtëpiak, që përbëjnë rreth 2.4 përqind të të gjithë policëve.

Ai tha se në ditët e para, rregullat e qeverisë serbe ishin shkelur më shpesh dhe se policia ishte më e butë në këto raste derisa njerëzit u mësuan me ta, kurse vetëm mbrëmjen e djeshme më shumë se 170 njerëz u ndoqën penalisht mbrëmë për mosrespektim të orës policore.

Rebic kujtoi se këto raste po përpunoheshin në procedurat e përshpejtuara të kundërvajtjes dhe se policia vlerëson se katër deri në pesë përqind të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, qoftë me makinë apo me këmbë, nuk kishin leje të përshtatshme lëvizjeje deri më tani.

Vlerësimet e policisë janë që në 100 mijë qytetarë në Serbi mesatarisht 25 prej tyre nuk respektojnë kufizimet e lëvizjes, shtoi Rebic.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon