Mbi 3.5 milionë qytetarë të BE’së kanë aplikuar për të qëndruar në Britani

EU and UK flags fly above the EU Commission offices in Westminster, London. David Cameron is making final efforts to bolster support for his proposed European Union reforms before a crunch summit.

Më shumë se 3,5 milionë qytetarë të BE-së kanë bërë kërkesë për të qëndruar në Britaninë e Madhe, sipas një plani të nisur pas referendumit të Brexit, tha sot qeveria britanike.


Sipas Zyrës së Brendshme, pragu historik prej 3,5 milionë personash u arrit shumë më parë se afati përfundimtar i 30 qershorit 2021, duke e bërë këtë planin më të madhe të këtij lloji në historinë britanike.

“Qytetarët e BE-së janë pjesë e strukturës së shoqërisë sonë”, tha Kevin Foster, ministri i Zyrës së Brendshme të Emigracionit.

“Ata janë miqtë tanë, familja dhe fqinjët, që e pasurojnë kulturën dhe komunitetin tonë”, shtoi ai.

Kryeministri Boris Johnson u zotua të përfundojë negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme të BM-së me BE-në deri në fund të këtij viti.

Shumë analistë thanë se afati ishte i pamundur, madje edhe përpara se pandemia e koronavirusit të ri t’i detyronte të dyja palët që t’i kufizonin bisedimet e tyre në videokonferenca.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif