Mbi 150 të vrarë në protestat anti-qeveritare në Irak

Autoritetet në Irak bënë të ditur se 157 njerëz janë vrarë në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera të këtij vendi.

Gjetjet e publikuara nga ekipet hetuese zbuluan se në mesin e të vrarëve në dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në Irak janë zhvilluar javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Në raportin e ekipeve hetuese thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë.

“Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin mbi forcat e tyre gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos”, thuhet në raport.

Protesta të reja anti-qeveritare në Irak pritet të nisin më 25 tetor.

Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në të gjithë botën, por shkalla e varfërisë së përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 20 për qind.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif