May edhe zyrtarisht nga sot nuk është më lidere e Konservatorëve

Theresa May formalizoi sot dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore britanike, të shpallura dy javë më parë përballë përpjekjes që dështoi për të marrë ratifikimin e marrëveshjes mbi Brexit nga Parlamenti.


Kryeministrja qëndron në drejtim të qeverisë në Downing Street deri sa Konservatorët do të kenë zgjedhur një pasues.

Procedurat zyrtare do të fillojnë javën e ardhshme, që do të përfundojnë me përcaktimin e drejtuesit të ri mes 22 dhe 25 qershorit.

Në garë janë 11 pretendentë të kësaj partie.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?