Macron paralajmëron Evropën: NATO në prag të vdekjes!

Presidenti francez Emanuel Macron tha në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Economist” se NATO është në prag të vdekjes dhe Evropa po shkon drejt humnerës.


Macron paralajmëroi anëtarët e BE-së se ata nuk mund të mbështeteshin më në Shtetet e Bashkuara, domethënë, se nga Amerika nuk mund të pritet më që të qëndrojë në mbrojtje të vendet anëtare të NATO-s, transmeton zeri.info

“Ajo që ne po kalojmë aktualisht mund të përshkruhet si vdekje e trurit të NATO-s. Evropa është në prag të një humnere”, tha Macron.

Ai shtoi se Evropa duhet të fillojë në mënyrë strategjike të mendojë për veten e saj si një forcë gjeopolitike. Përndryshe, Evropa nuk do të kontrollojë më fatin e saj, tha Macron.

Macron shtoi se deri më tani Amerika dhe Evropa kanë interesa të përbashkëta, dhe se ai ka punuar pa u lodhur për të mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin Donald Trump.

Por, ai beson, Amerika ka për herë të parë një president i cili “nuk e ndan idenë tonë për një projekt evropian” dhe se, edhe nëse Trump nuk fiton zgjedhjet e ardhshme, arritjet historike i kanë bërë të tyret dhe i kanë ndarë aleatët e vjetër./Zeri

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif