Lutfi Hazirit deklarohet për taksën 100% pas përfundimit të takimit në LDK

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar nënkryetarët e kësaj partie me kryetarin Isa Mustafa.


Ai tha se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e LDK-së në kuvend, qeveri si dhe në pushtet lokal.

Sa i përket taksës, konkretisht largimit të saj dhe vendosjes së reciprocitetit siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, Haziri pohoi se janë duke u koordinuar përfaqësuesit më të lartë politikë.

“Përfaqësuesit tonë më të lartë do të koordinohet mes vete, do të konsultohen dhe natyrisht do të dalin me qëndrim të përbashkët për t’i dhënë mundësi tjera këtij vendi”.

“Dallimet e vogla do të shkrihen me kohë. Natyrisht që ne lojalitetin tonë politik si republikë duhet ta ruajmë me partnerët strategjik në krye me SHBA-të dhe BE-në. Krejt ky konsultim e kalon domenin e partive politike të Kosovës. Është përtej neve, përtej Atlantikut të them të drejtën”.

“Po punojmë që qëndrimet sikur për çdo vendim tjetër në qeveri të jenë unike” tha Haziri.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon