Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar postin e ministrit në Qeverinë Hoti

Lumir Abdixhiku do të jetë minsitër në qeverinë që pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti. Në krye të ministrisë që udhëhoqi Abdixhiku, atë të Infrastrukturës është propozuar Arban Abrashi, kjo u bë e ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Abdixhiku është deklaruar vetë që të mos jetë ministër i Qeverisë, por, shtoi se ai do të vazhdoj të kryej punë të tjera brenda partisë.

“Vetë është deklaruar dhe një qëndrim të tillë i aka shprehur edhe mandatarit për formimin e Qeverisë, se ai nuk dëshiron të vazhdoj më tiutje të jetë ministër i Qeverisë. Abdixhiku ka vullnet të kryej punë të tjera në LDK dhe do t’i besojmë punë tjera”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.

Javë më parë Gazeta Sinjali kishte raportuar duke u thirrur në burime të afërta me ish-ministrin Abdixhiku, se ai kishte vendosur të mos jetë pjesë e një qeverie me AAK-në dhe Nismën.

Ministrat nga kjo parti në Qeverinë Hoti do të jenë: Driton Selmani – zëvendëskryeministër i dytë, Hykmete Bajrami – ministre e Financave, Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anton Quni – ministër i Mbrojtjes, Arbani Abrashi – ministër i Infrastrukturës, Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj – ministër i Shëndetësi

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë