Rusia është një hap më afër krijimit të internetit të vet, të pavarur, të paktën ligjërisht.
Për ta kuptuar më qartë, ligji i ri synon të mbrojë Rusinë nga kufizimet e huaja në internet duke krijuar atë që Kremlini e quan një “internet i qëndrueshëm, i sigurt dhe plotësisht funksional”. Legjislacioni hyn në fuqi në nëntor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA-Novosti.
Sipas një përmbledhjeje nga RIA-Novosti, ligji kërkon krijimin e një qendre monitorimi dhe menaxhimi të mbikëqyrur nga Roskomnadzor, agjencia e telekomunikacionit të Rusisë.
Agjensia shtetërore do të jetë e ngarkuar me sigurimin e disponueshmërisë së shërbimeve të komunikimit në Rusi në situata të jashtëzakonshme. Gjatë situatave të tilla, do të fuqizohet gjithashtu për të prerë shkëmbimin e jashtëm të trafikut, duke krijuar një rrjetë të pastër rus.
Përveç kësaj, informacioni nga entitetet shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore në internet do të mbrohet nëpërmjet inkriptimit, raportoi RIA-Novosti.
Por nga ana tjetër ekziston frika se një internet i pavarur rus do të përfshijë krijimin e një muri mbrojtës kombëtar të stilit kinez për të monitoruar dhe censuruar përmbajtjen që kalon brenda dhe jashtë vendit.
Ligji i ri vjen pasi ligjvënësit rusë avancuan në një paketë legjislacioni në mars që synonin kufizimin e lirisë së internetit duke u lejuar autoriteteve të burgosnin individë për ata që fyenin zyrtarët qeveritarë në internet ose përhapnin lajme të rreme.
Vitin e kaluar, aplikacioni Telegram, i cili thuhej se nuk mund të hakohej, u ndalua në vend dhe një fushatë intensive e bllokimit u nis kundër tij pasi përdoruesit u përpoqën të anashkalonin kufizimet.