LIVE BLOG: SEANCA E DYTË E KUVNEDIT NË PRESHEVË

14:44 Me njëzet vota për shkarkohet ushtruesi i detyrës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
13:59 Valon Selimi , u emërua zëvendës i Sekretarit të Kuvendit Komunal Preshevë. Ai është jurist i diplomuar i cili nga sot do ta gëzojë mandatin e tijë.
13:20 Kuvendi sërisht në pauzë 15 minutshe 

Pas pauzës prej dhjetë minutash, Kuvendi i Komunës së Preshevës ka vazhduar punimet në kuadër të seancës së dytë. 

Menjëherë pas pauzës është procesuar me propozimin e rendit të ditës dhe harmonizimin e tyre me prioritetet e pasojave të vërshimeve të mbrëmshme në fshatrat Rahovicë dhe Ranicë. Pas votimit të rendit të ditës, pa diskutim janë votuar të gjitha pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me situatën e krijuar pas vërshimeve në fshatin Rahovicë dhe Raincë.

Me 21 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratuan 3 pikat e para te cilat ishin te parapara ne rend dite ne Kuvendin e Preshevës .

    1. Konstatimi i verifikimit te mandatit te këshilltarëve  ne radhë
    2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit akt vendimit për shkarkimin e Shtabit komunal për situate të jashtëzakonshme si dhe
    3. 3.Shqyrtimi dhe miratimi I propozimit të  aktvendimit për formimin e shtabit për situate të jashtëzoknshme.

Gjatë miratimit të tre pikave të para nuk votuan asnjë përfaqësues te opozitës kryesisht te APN , vazhdimi I seancës mbahet pas një pauze 15 minutshe.

Së shpejti pritet që në kabinetin e kryetares së Komunës së Preshevës të mbahet mbledhja e parë e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, ku kryetarja e Preshevës Ardita Sinani do të procesoj me vendimet e nevojshme që të dilet në terren për vlerësimin e demëve nga reshjet.

 

 

12:20 Kuvendi shkon në pauzë prej 10 minutave

Edhe pse kanë kaluar  dy orë që nga fillimi i  punimeve të seancës së dytë të Kuvendit komunal, për pika të rendit të cilat janë paraparë, ende nuk ka filluar për të u diskutuar asnjë pikë përshkak të debateve të ashpëra që po zhvillohen rreth të njëjtave.

Diskutimet e pabaza po vazhdojnë duke harxhuar kohën e cila ju kushton qytetarëve të Rahovicèn dhe Raincës. Ftesa e dytë e cila u dërgua si pikë diskutimi èshtë tema kryesore që po formon amullinë dy orëshe pa asnjë ndryshim.

11:50 Propozohet që Kuvendi të shkojë në pauzë 15 minutëshe

Pas debateve të shumta dhe hedhjes së akuzave e kundërakuzave mes pozitës dhe opozitës, këshilltari i PDSH-së, Hamdi Fejzullahu ka propozuar që Kuvendi i Komunës së Preshevës të shkojë në një pauzë prej 15 minutash, me qëllim që të qetësohet diskutimi në Kuvend dhe të proçesohet me pikat prioritare që lidhen me formimin e Shtabit komunal të situatës së jashtëzakonshme. 

Kundër pauzës ka dalur shefi i gurpit të këshilltarëve të PVD-së, Munir Rexhepi, i cili kërkoi që me urgjencë të formohet Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, me qëllim që sa më parë të kalohet në veprim të tij dhe të punohet në terren me banorët e fshatit Rahovicë dhe Raincë. Ai gjithashtu ka kërkuar nga opozita të jetë e ndershme dhe të hapin rrugën për të ndihmuar banorët e dy fshatrave që u ballafaquan me vërshimet e mbrëmshme si pasojë e reshjeve të shumta.

11:40 Debate të ashpërta mes pozitës dhe opozitës rreth situatës së krijuar në fshatin Rahovicë dhe Raincë pas vërshimeve

Pas vërshimeve të mbrëmshme në fshatrat Rahovicë dhe Raincë, qeverisja lokale ka propozuar shkarkimin dhe emërimin e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.

Në diskutime rreth kësaj pike të rendit të ditës kanë marrë pjesë shumë këshilltarë sikurse nga ana e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, duke hedhur akuza dhe kundërakuza mes veti rreth rendit të ditës dhe propozimeve për plotësim dhe ndryshim të rendit të ditës.

10:40 Pas një takimi të mbajtur sot në mëngjes mes partnerëve të koalicionit PDSH, PVD, LR dhe UDSH, është vendosur të vazhdohen punimet e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Me pak vonesë seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Preshevës, gjatë së cilës si këshilltarë të ri  janë çertifikuar Zulfi Rexhepi nga radhët e PVD-së, dhe Arbresha Saliu studente nga radhët e PDSH-së, këshilltarë komunal që kanë zavendësuar Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën.

Seanca ka fillur me ndryshimin e rendit të ditës për shkak të vërshimeve të mbrëmshme në fshatin Rahovicë dhe Raincë, ku në rend të ditës është paraparë edhe shkarkimi dhe emrimi i Shtabit të ri për situata të jashtëzakonshme.

Kryetari i Kuvnedit Sami Salihu dhe kryetarja e Komunës së Presheves, Ardita Sinani, në kuvend folën për të reshurat e mbrëmshme dhe dëmet që u shkaktuan. Ajo tha se do mundohen të kompenzojnë dëmet matriale dhe se e mira e gjithë fatkeqësisë është se nuk ka humbje në njerëz.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak