Me këtë makinë të gatshme për të gjitha terrenet, mund të provohen disa prej aventurave edhe aty ku vështirë shkohet me veturë.
Derisa muajin e kaluar, Lexus tregoi se si do të duket GX SUV, këtë herë i ka bashkëngjitur edhe një pjesë për fjetje, që është e përbërë me shumë elemente.
Në mesin e përditësimeve, që t’i përshtatet ambienteve malore ku është vështirë të lëvizet, janë vënë rrotat me 19 inç si dhe një dritë shumë e madhe në pjesën e sipërme.
Derisa ende është në fazat e një koncepti, ky Lexus sikur të dilte nga prodhimi, do të kishte motorin e njëjtë si GX me 301 kuaj fuqi.