Lexoni 6 fakte për Nënën Terezë

Nënë Tereza ka lindur në gusht, 1910, në Maqedoni e sotme , me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Ajo ishte një mbrojtëse e madhe e paqes dhe njerëzimit, ku ishte e  përkushtuar tërë jetën e saj në shërbim të të varfërve. Ajo u shenjtëruar me 4 shtator 2016.

Nënë Tereza u largua nga shtëpia e saj në moshën 18 vjeçare dhe u bashkua me Motrat e Loretos në Dublin për t’u bërë murgeshë. Ajo kurrë nuk u pa me familjen e saj gjatë gjithë jetës së saj.

Gazeta Metro ka zgjedhur 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ajo ishte vetëm 8 vjeç kur babai i saj vdiq. Besohet se ai ishte helmuar nga armiqtë e tij politikë.

2. Nënë Tereza u takua më  Princeshën Diana në New York gjatë ditëve të saj të fundit. Rastësisht, të dyja vdiqën brenda një javë hapësire mës njëra tjetrës.

3. Ajo është votuar si një nga 10 femrat më të admirueshme, 18 herë në jetën e saj.

Në një sondazh vjetor të Gallup-it, amerikanët e votuan atë si një prej 10 femrave më të admirueshme.

4. Edhe pse ajo jetoi deri në moshën 87 vjeçare, asnjëherë më në jetë nuk e ka takuar motrën dhe nënën e saj, do të thotë që nga dita kur ajo shkoi në Irlandë.

5. Ajo  betua si murgeshë në vitin 1931.

6. Nëna Terezë është nderuar me shumë çmime gjatë jetës së saj, nga Padma Shri në Indi në vitin 1962 e deri tek Papa Xhon XXlll me çmimin për paqe në vitin 1979. Në Shqipëri është nderuar me medaljen e artë si nderi i kombit në vitin 1994 por çmimi më i famshëm i që ajo e ka fituar është Nobeli në vitin 1979.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi