Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar edhe njëherë se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thën se vendim i partisë së tij është që territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe padiskutueshëm.
Ai është pyetur rreth deklaratave të Hazirit për 17 fshatra në Luginën e Preshevës.
Gashika thënë se “kjo është deklaratë e mëhershme e Hazirit”.“
Është një deklaratë që Haziri e ka dhënë më 2010. E ka theksuar dhe ritheksuar se është mendim personal i tiji. Vendim i LDK-së është që territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe padiskutueshëm”, ka thënë Gashi.“
Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e deputetëve, kështu që Qeveria duhet ta bindë opozitën se një marrëveshje e caktuar është në interes të popullit”, ka thënë ai.G
Gashi po ashtu ka thënë se për Kosovën, të rëndësishme janë si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja.“
Një nga gabimet e mëdha të Kurtit është krijimi i përceptimit që ka një konflikt midis SHBA-së dhe BE-së, sa i përket Kosovës”, ka thënë ai në KTV.