Ky mot do të mbizotërojë në javën që vjen

Foto ilustrim

Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme edhe në Luginë.


Sipas të dhënave hidrometerologjike, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.

“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohshme kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në parashikimin e motit për javën që po fillojmë sot.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 14 gradë Celcius e 17 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 22 gradë Celcius e 26 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 29 gradë Celcius.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi