Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka konsideruar si ditë të rëndë për këtë komunë të premten pasi një person ka humbur jetën dhe janë konfirmuar 15 të tjerë të infektuar.
Aliu në RTV Dukagjini ka thënë se nga 81 të prekurit nga kjo komunë 76 prej tyre kanë burimin e infektimit nga rastet e Kampit Bondsteel.
“Të infektuarit janë ose punëtorë të Kampit Bondsteel ose familjarë të tyre”, tha ai.
Kryetari i Ferizajt thotë se ka kontaktuar edhe me komandantin e KFOR-it nga Kampi Bondsteel dhe sipas tij pjesa dërrmuese e punëtorëve shqiptarë nga stafi civil janë dërguar në pushim.
“Shumë prej tyre tashmë do të jenë të izoluar në tentim për të frenuar përhapjen e COVID-19”, tha ndër të tjera Agim Aliu.