Kryeministrja e Finlandës dhe video e party-t që hap debate

Kryeministrja e Finlandës ka bërë një party në shtëpinë e saj me miq, mes tyre edhe celebrity. Një pjesë e moralistëve e quajnë këtë një veprim aspak tradicional për një kryeministre, por nga ana tjeter të rinjtë janë bërë fansa të kërcimit dhe stilit të gjallë të kryeministres Sanna Marin.

Video dhe ç’ka ndodhur në party-n e kryeministries më poshtë në lajm.

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë nën kritika pasi një video e një festës ku ajo mori pjesë u publikua në rrjetet sociale.

Në videon, zonja Marin shihet duke pirë me një grup miqsh, duke kërcyer dhe kënduar këngët e një reperit finlandez.

Sipas gazetës finlandeze Iltalehti , në video mund të shihen disa figura publike finlandeze.

36-vjeçarja, liderja më e re e vendit ndonjëherë, është kritikuar edhe më parë për shpërdorimin e kohës duke shkuar në festivale dhe klube.

Ahengu dhe publiciteti i Marinit në rrjetet sociale, i cili ndryshon nga stili tradicional i kryeministrit, ka tërhequr shumë vëmendje dhe diskutime, me disa që i quajnë veprimet e saj ‘të papërshtatshme’ dhe të tjerë që i quajnë ‘të lezetshme’.

Gazeta gjermane Bild këtë javë e përshkroi zonjën Marin si “politikanen më të lezetshme në botë”.

“Marin qëndron për brezin e lezetshëm, të cilin Putin definitivisht nuk e pëlqen”, shkruan Bild.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon