Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut përplaset me kreun e opozitës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një nismë zyrtare për shkarkimin e ministres teknike për punë dhe politikë sociale nga radhët e VMRO DPMNE-së, Rashella Mizrahi. Ky vendim vjen pas këmbënguljes së Mizrahit për të mos respektuar emrin e ri kushtetues të shtetit dhe të përdorë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” në tabelën e ministrisë.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se nuk do të lejojë shkeljen e Kushtetutës.

“Unë tanimë e kam ndërmarrë hapin e radhës, e ai është propozimi deri tek Kuvendi për shkarkimin e ministres sepse mund të kemi për gjithçka kompromis dhe mund të flasim për gjithçka, por për mosrespektimin e ligjit dhe të Kushtetutës nuk ka kompromis”- Oliver Spasovski, Kryeministër i RMV-së.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka porositur Spasovskin që të sillet si kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe të mos e çojë vendin drejt një krize të rëndë politike.

“Unë i bëj thirrje Spasovskit që të përmbahet nga çdo manovrim politik nga politikat e LSDM-së, të shohë interesin e shtetit dhe me vetëdije të mos e shtyjë shtetin në një skenar të vështirë politik.”- Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së

Lidhur me mosrespektimin e emrit të ri të shtetit nga Rashella Mizrahi para pak ditësh reagoi Greqia zyrtare me notë verbale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon