Kosovë ka 945 raste të konfirmuara me koronavirus, 690 persona të shëruar dhe 29 viktima

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë deri tani ka shkuar në 945, me 690 persona të shëruar dhe 29 viktima.


Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të kthehet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste  sesa të shëruar.

Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Ndërsa nevojitet vlerësimi epidemiologjik dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kaluar në fazën e dytë, e cila para konfirmimit të rasteve të fundit është parashikuar të ndodhë me 18 maj.

Në Kosovë deri tani janë 226 raste aktive.

Ferizaji, që ishte një ndër komunat me më së shumti raste, tani nga 109 raste  të konfirmuara, ka 93 të shëruar, dhe 14 aktiv. Ndërsa komunat tjera gjithashtu kanë parë rritje të të shëruarve.

Në nivel global, deri tani janë konfirmuar rreth 4, 471,968 raste, janë shënuar rreth 298 mijë viktima dhe mbi 1 milion të  shëruar.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë