Kongresi i SHBA’ve miraton akuzat për shkarkimin e Presidentit Trump

Kongresi amerikan votoi të nisë shkarkimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump, për abuzim me pushtetin dhe pengimin e Kongresit- të dy këto akuza që demokratët, vetëm demokratët pa tre prej tyre, pretendojnë se ka gabuar.


Derisa Dhoma e Përfaqësuesve debatoi në seancën e nisur të mërkurën për të shkarkuar Presidentin Trump, ka dëshmi të mjaftueshme që prej dy javësh se procesi publik në Kongres po i ndihmon atij politikisht.

Kjo është hera e tretë në histori që një president i nënshtrohet procesit të shkarkimit në bazë të shkeljeve të parashikuara në Kushtetutë.

Votimi historik, i ndarë prerazi në vija partiake, ashtu siç është ndarë mbarë vendi për këtë çështje, e akuzon presidentin e 45-të amerikan për abuzim të pushtetit të zyrës së tij, pasi i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Akuza e dytë është për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.

Gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, Presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, që publikut amerikan pak do ti pengoj nëse bazohen në anketat e fundit.

Gjyqi ndaj presidentit pritet të zhvillohet në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit duhen dy-të-tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh. Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, që miratoi ngritjen e akuzave, ndërsa Senatin e kontrollojnë republikanët, ku nuk pitet që ndonjë republikan të votojë për shkarkimin e presidentit.

Gjatë ditës së mërkurë, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve debatonte rreth akuzave, presidenti Trump u shpreh përmes një postimi në Twitter se e gjitha kjo ishte “një gënjeshtër e shëmtuar e të majtës radikale, një sulm ndaj Amerikës dhe një sulm ndaj Partisë Republikane”.

Ligjvënësit demokratë thonë se Presidenti Trump duhet larguar nga detyra pasi përdori ndihmën për Ukraninën për interesat e tij personale politike.

Anketa e fundit nga Gallup e publikuar të mërkurën në mëngjes, që shfaq dy gjëra që po ndodhin që prej kur kongresi me shumicë të partisë demokratike nisi zyrtarisht hetimin për sjelljen e Presidentit Trump në lidhje me telefonatën me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy.

Së pari, anketa tregon se aprovimi i publikut amerikan për punën e Presidentit Trump është rritur prej 39% në 45%.

Së dyti, mbështetja për shkarkimin e tij ka rënë nga 52% në 46%.

Këto nuk janë lajme të mira për demokratët që edhe ashtu kanë shumë pak gjasa, mos të themi fare, ta shkarkojnë Presidentin Trump pasi në Senat shumicën e mbajnë partia republikane.

Kjo nuk është e vetmja anketë e bërë që tregon këtë trend. Demokratëve ju ndodhi po ashtu që një kongresmen nga shteti i New Jersey të ndërroj anë publikisht pasi qarku të cilin e përfaqëson e kritikuan dhe nuk e mbështesin aspak shkarkimin e presidentit amerikan.

Shoqëria amerikane dhe opinioni publik ka ndasi të mëdha që prej zgjedhjes së Donald Trump president më 2016’n por kjo është skandali i fundit që demokratët varin shpresat pas atij që ju dështoi me Rusinë ku pretendonin se ai kishte bashkëpunuar me Putin për të fituar e që doli të mos ishte e vërtetë pas hetimit dy vjeçar nga Robert Mueller.

Kushtetuta amerikane parasheh vepër penale për të shkarkuar një President të zgjedhur amerikan e gjatë seancave në kongres demokratët dhe dëshmitarët e ftuar nga ta pak kush do të thoshte se realisht dëshmuan këtë.

Suksesi i presidentit republikan, në fushën ekonomike posaçërisht, rritje ekonomike më e madhe në tri dekada dhe niveli më i ultë i papunësisë në SHBA e kanë ndihmuar atë dhe çdo president tjetër në detyrë lehtësisht do të fitonte mandatin e dytë në zgjedhjet e 2020. Por Trump si një poterexhi nga Queens i New York e me sjelljet e tij arrogante irriton të moderuarit e të dyja palëve, posaçërisht shkrimet e tij në rrjetin social Twitter, pa marrë parasysh se sa argëtuese e tallëse janë ato.

Një tjetër anketë nga Rassmusen ka vlerësuar edhe një matje tjetër të opinionit publik që ka vlerësuar edhe një trend që brengos demokratët, komunitetit afrikano-amerikanë e mbështesin 36% presidentin Trump, që fillimisht ishte vetëm 9%.

Demokratët kanë provuar të luajnë edhe këtë kartën ta paraqesin presidentin Trump si një racist të tërbuar por rritja e punësimit në këtë komunitet tradicionalisht demokratë ka ndikuar në rritjen e mbështetjes.

Nuk ka ndihmuar aspak as bartja drejt të majtës ekstreme të shumë kandidatëve demokratë që haptas ofendojnë amerikanët që votojnë dhe mbështesin presidentin Trump. Politikat e tyre ekonomike ekstreme kanë irrituar të moderuarit amerikanë, aq sa detyruan ish presidentin Obama të ju tërhiqte vërejtjen për këtë dhe të ju kujtonte atyre se rrjetet sociale nuk e përfaqësojnë mendimin e amerikanëve. Të majtit nuk e kursyen as Barack Obaman nga të sharat që guxoi të i kundërshtonte, një demokrat i zgjedhur madje publikisht tha se dëshironte që atij ti ‘binte kanceri’, ndryshim i madh qëndrimi ky ndaj një presidenti që dikur quhej ‘socialist’ nga kundërshtarët republikanë që tani po tallen se demokratët kanë shkuar aq larg majtas sa Obama është republikan./gazetametro.net

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif