Këto janë raketat që Rusia i ka gati t’ia shesë Turqisë

Gjithçka është gati për shitjen e sistemit raketor S-400 që Rusia do t’ia bëjë Turqisë. Kështu u njoftua nga Kremlini gjatë ditës së djeshme.


Siç raportojnë mediat e huaja, zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se çdo gjë do të përfundojë në orar.

“Shitja do të bëhet pikërisht në kohën e duhur. Nuk kam mundësi që t’iu shpalos më shumë detaje”, ka thënë ai.

Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të shtunën njoftoi se blerjn e këtij sistemi mbrojtës e ka diskutuar disa herë edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ndërsa është bërë e ditur se transportimi i tyre do të bëhet me dy aeroplanë gjigand nga baza e ushtrisë ruse.

Sidoqoftë, lidhur me këtë kanë reaguar ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat thonë se këto veprime të Turqisë përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Related posts

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

/