Këngëtarja e njohur turke, Sağın: Jam shqiptare me prejardhje nga Kosova

Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar ndjekësit e saj me një deklaratë të veçantë gjatë një video-interviste me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini, transmeton PreshevaPRESS.


Gjatë intervistës, Simge ka treguar me krenari se është me origjinë shqiptare, duke theksuar se familja e saj vjen nga Peja, Kosova. Për të treguar lidhjen me identitetin e saj, ajo nuk ngurroi të bënte edhe shqiponjën, simbol të kulturës shqiptare.

Kur u pyet për qytetin e saj të preferuar, këngëtarja përmendi Prishtinën, duke treguar dashurinë dhe lidhjen personale me vendin e saj të origjinës.

Simge Sağın është një nga artistet më të njohura në Turqi, me projekte muzikore që kanë thyer kufijtë e tregut vendor. Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e vendosur atë ndër artistet më të dëgjuara të skenës turke.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu