Katër deputetë në Kosovës të infektuar me koronavirus

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.


Burime të cituara nga mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK-së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Sipas këtyre burimeve, Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus prej mëse një jave. Ndërsa Arben Gashi, Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitivë ditët e fundit.

Arben Gashi me një mesazh publik u shpreh: “Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”.

Ndërsa mjeku neurokirurg Haxhi Avdyli thotë: “Meqenëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve.”

Related posts

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve