Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës e Serbisë në BE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas e ka mirëpritur angazhimin që ka marrë diplomati danez Peter Sorensen si emisar i saj për dialogun Kosovë-Serbi.


Kallas ka shkruar se “na pret një punë e rëndësishme” derisa ka shtuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.

Ajo e falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e deritashëm.

Ndryshe, Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar të premten zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen.

Ai ka thënë se kjo ka qenë detyrë sfiduese, por pati mision shpërblyes me arritjen e marrëveshjes së Ohrit.

“Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit” – ka shkruar ai në platformën “X”.

 

ARTIKUJT E NGJASHËM

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

PreshevaPRESS

Ndryshimet ligjore që hyjnë në fuqi në Zvicër më 1 shkurt

PreshevaPRESS

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS