Ka filluar edicioni i dytë i festivalit “XhadeFest” në Preshevë

Edicioni i dytë i festivalit “XhadeFest” ka fillur të premten në Preshevë.


Në hapësirat e organizatës rinore Livrit në Preshevë, të premten e 10 majit, ka filluar edicioni i dytë i festivalit “XhadeFest” në Preshevë. 

Me panel diskutimin për inkluzionin kulturor për artistët e profileve të ndryshëm, të organizuar në Preshevë, mbrapa zyrës së organizatës rinore Livrit ka startuar edicioni i dytë i festivalit “XhadeFest” në Preshevë. 

Pas përmbylljes së diskutimeve në të njejtën hapësirë ka vazhduar pjesa përcjellse me muzikë elektronike të selektuar nga dj.Tezzito, derisa gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë aktivitetet e parapara për ditën e dytë, e që është një punëtori për fëmijë, panel diskutimit rreth transformimit të hapësirave publike përmes artit si dhe pjesës rekreative me muzikë nga bendi lokal. 

Related posts

Në Preshevë rikthehet repriza e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip