Johnson​: Britania e ka kaluar pikun e pandemisë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se vendi po e kalon “pikun” e pandemisë dhe premtoi se gjatë javës së ardhshme do të paraqesë një strategji të daljes nga izolimi.


“Unë mund të konfirmoj sot se për herë të parë, ne jemi duke kaluar kulmin e kësaj sëmundje”, tha Johnson.

Johnson i bëri komentet, gjatë konferencës së parë për media, që prej se u shërua nga sëmundja COVID-19.

Britania e Madhe është e dyta në Evropë për nga numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri.

Autoritetet kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 26,000./REL

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif