Kandidati demokrat për president, Joe Biden bleu domenin në internet, “Keep America Great”, që ishte slogani zgjedhor i kundërshtarit të tij, presidentit aktual, Donald Trump.
Megjithatë, Keepamericagreat.com, siç thuhet në faqe, përmban një listë të premtimeve të Trumpit, të cilat presidenti aktual nuk i ka mbajtur, raporton cbcnews.
Ueb-faqja përmban disa kategori, të tilla, si ekonomia dhe vendet e punës, emigracioni dhe COVID-19, të gjitha “premtimet e Trumpit”. Lidhjet e tjera na dërgojnë “në gjërat që në realitet kanë ndodhur”, transmeton Telegrafi.
Në fund të faqes është logoja e Biden-Harris dhe një foto ku shkruhet, “Biden ka paguar për presidentin”.
Sekretari kombëtar i shtypit i Trumpit, Hogan Gidley, tha se “Ju mund të blini të gjithë emrat e domenëve që dëshironi, por Joe Biden nuk mund të blejë kurrë një rrugëdalje të 47 viteve të dështimit në detyrë”.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku do të ballafaqohen – republikani, Donald Trump si dhe demokrati, Joe Biden.