Inteligjenca artificiale i parashikon rrufetë 30 minuta para se të ndodhin

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje nga 10 deri në 30 minuta, para fillimit të stuhisë.


Algoritmi i zhvilluar në Zvicër në Politeknikun e Lozanës, është i pari që përdor të dhëna të thjeshta meteorologjike në vend të të dhënave satelitore ose radarit dhe për këtë arsye mund të zbatohet kudo në botë.

Falë përllogaritjeve të kryera në kohë reale, algoritmi ka një saktësi 8 herë në 10, siç tregon studimi i publikuar në revistën ”Weather and Atmospheric Science”.

Algoritmi është mësuar të njohë kushtet që favorizojnë goditjen e rrufesë duke analizuar të dhënat e mbledhura gjatë 10 viteve nga 12 stacione zvicerane moti, të shpërndara në zonat urbane ose malore.

“Sistemet aktuale janë të ngadalta dhe komplekse dhe kërkojnë të dhëna të fituara nga radarët ose satelitët. Metoda jonë përdor të dhëna që mund të merren nga çdo stacion moti. Kjo do të thotë se mund të mbulojmë gjithashtu rajone të largëta jashtë mundësive të radarit dhe satelitëve dhe ku rrjetet e komunikimit nuk janë të disponueshme’’, shpjegon shpikësi i algoritmit, Amirhossein Mostajabi.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi