Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se ky vend ka shënuar rekord për numrin ditor të rasteve të reja të koronavirusit me 2,293 të infektuar për 24 orë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin e dytë me popullsinë më të madhe në botë shkoi në 37,366, kursë numri i të vdekurve në 1,218, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Popullsia prej 1.3 miliard banorëve e Indisë vazhdon të mbetet në izolim. Kufijtë shtetërorë janë mbyllur, transporti është pezulluar, bizneset janë mbyllur dhe njerëzit janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Masat e izolimit, të cilat ndikuan që mijëra njerëz të mbesin të ngujuar larg shtëpive të tyre, pritej të largoheshin nesër. Megjithatë, autoritetet e zgjatën afatin e masave edhe për dy javë të tjera, ndonëse disa prej tyre do të lehtësohen në zonat ku ka më pak raste të koronavirusit.