Hovenier i pranishëm në takimin O’Brien-Kurti: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet nga dialogu

Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, tha se ishte i pranishëm në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.


Hovenier tha se ishte kënaqësi të bashkohet me ndihmëssekretarin O’Brien në takimin siç e quan ai produktiv me kryeministrin Kurti.

Ai tutje tha se presin që Kosova dhe Serbia të përmbush të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja.

“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë