Hong Kong në prag të kaosit: Tri ditëve trazira pa ndërpre i shtohen edhe grevat

Derisa pushteti pro kinez po sfidon qytetarët që nuk i duan më, këta pas tri ditësh në rrugë për të treguar se kanë mbështetje popullore bënë thirrje për greva të përgjithshme, çka edhe ndodhi, njëri prej aeroporteve më të mëdhenj në botë ndaloi punën e mbi 150 fluturime u anuluan.


Trazirat në Hong Kong po vazhdonin ka tre netët e ditë e sot u shpërndanë edhe në qendrën financiare ku policia u përballë me protestuesit pro demokracisë në shumë lokacione të qytetit, e derisa udhëheqësja e mbështetur nga Pekini, Carrie Lam, paralajmëroi për një situatë shumë të rrezikshme.

Protestuesit e ndërprenë transportin e trenave, rrethuan stacione të policisë dhe hodhën gjësende drejt ndërtesës së legjislativit të qytetit, derisa greva e përgjithshme pati ndikim në shumë fluturime të njërit prej aeroporteve më të mëdha në botë. Policia hodhi gaz lotsjellës në së paku 11 rajone përreth qytetit, duke luftuar për të shpërndarë turmat e demonstruesve në trazirat më të egra në këto dy muaj protestash që vazhdimisht po egërsohen.

Protestat u nisën si reagim ndaj ligjit i cili do të lejonte ekstradimin e qytetarëve kinez në Kinë por kanë evoluar në kërkesa për reforma më të gjëra demokratike dhe ndalim i mënjanimit të lirive.

Në një paraqitje të rrallë publike, Carrie Lam, udhëheqësja i paralajmëroi protestuesit se nuk do të dorëzohej para kërkesave të tyre “Ata kanë dëmtuar seriozisht ligjin dhe rendin dhe po e shtyjnë qytetin qe ne të gjithë e duam, dhe ku shumë prej nesh ndihmuan ta ndërtojnë, drejt një gjendje shumë të rrezikshme”.

Carrie Lam, e mbështetur dhe zgjedhur nga një komitet pro Peking, tha po ashtu se “Guxoj e them se ata po provojnë ta shkatërrojnë Hong Kong”.

Në një lajmërim të policisë që theksonte kohëzgjatjen e protestave, policia njoftuan se kishin hedhur mbi 1 mijë predha gazi lotsjellës, 160 plumba gome që prej fillimit të protestave më 9 korrik. Ata njoftuan poashtu se 420 persona janë arrestuar deri tani dhe 139 zyrtarë policie janë lënduar.

Por protestuesit nuk po përkulen. Dhjetëra protestues janë akuzuar për shkelje të rendit që bart dënimin me burg prej 10 vitesh.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif