Haziri në mesazhin e pavarsisë së Kosovës me dedikim special për Luginën

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kushtuar 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka lënë pa e përmendur Luginën e Preshevës. 


Ai derisa ka kujtuar sakrificën e brezave për pavarësimin e Kosovës ndër vite, mes rreshtave ka përmendur Luginën e Preshevës, duke thënë se Kosova nuk është e plotë pa “pa të drejtat e bashkëpatriotëve në Moravën e Poshtme deri në Ristovc dhe në pjesën tjetër deri në fshatin Bugarinë”, fshatra të Preshevës dhe Bujanocit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Hazirit në Facebook:

Në vigjilje të 17-vjetorit të pavarësisë

Së paku prej pesë brezave të fundit të familjes, kemi mësuar që të rezistojmë, luftojmë, ëndërrojmë, nderojmë, të besojmë në Zot e atdhe, duke e ruajtur familjen.

Për dallim prej të tjerëve të cilët nuk kanë para kujt të përkulen, nuk kanë për kë të krenohen e të vënë kurora lulesh, stërgjyshërit, gjyshërit e baballarët tanë na mësuan se si duhet të kryengritemi për liri. Jemi krenarë për këtë.

Sa shumë ka dhënë ky vend për këtë ditë. Heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit janë sublimimi i 17 shkurtit 2008, ndaj veprave të të cilëve përkulemi gjithmonë.

Gjilani është shtrirje e Karadakut, Gollakut e Moravës. Nuk jemi të plotë pa të drejtat e bashkëpatriotëve në Moravën e Poshtme deri në Ristovc dhe në pjesën tjetër deri në fshatin Bugarin. Sa shumë dashni i kanë dhënë këtij vendi. E di që nuk e dini ku janë dhe pse po i përmendim!

Kur jemi në prag të 17-vjetorit kësaj feste të madhe, Kosova më ka bërë nder si negociator për statusin e Kosovës për pavarësi dhe Gjilani e Anamorava e gjithë vendi më bënë deputet nënshkrues të kësaj dite të bardhë, ku proceset e shkaktuara u bënë ëndërr e realizuar. Këtë nder do ta ruajë si të shenjtë tërë jetën!

Related posts

Kosova 9 ditë pas zgjedhjeve, KQZ larg numërimit të votave të diasporës

Ambasadori gjerman në Kosovë: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë, kërkoi vota për Listën Serbe

Thaçi ka probleme shëndetësore, nuk merr pjesë në gjykim