Greqia do t’i mbyllë kampet e mbipopulluara të refugjatëve në ishujt e saj

Greqia do të mbyllë kampet e mbipopulluara të refugjatëve në ishujt përballë Turqisë dhe do t’i zëvendësojë ata me “qendra të ndalimit”, sipas zyrtarëve.


Të tre qendrat që do të mbyllen – në ishujt e Chios, Samos dhe Lesbos, përfshirë kampin famëkeq Moria, i cili aktualisht strehon rreth 36.400 njerëz nën kushte të tmerrshme, janë kritikuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave dhe Këshilli i Evropës.

Ato kanë një kapacitet nominal vetëm 4,500.

Qeveria Greke tha se do të zëvendësojë kampet me “qendra të ndalimit” me një kapacitet prej të paktën 5,000 njerëzve secila.

Kampet e vogla në ishujt e Kos dhe Leros gjithashtu do të rimodelohen përgjatë këtyre linjave dhe do të zgjerohen, ka thënë koordinatori i posaçëm i qeverisë për migracionin Alkiviadis Stefanis.

Në vend që të lejohen të lëvizin lirshëm brenda dhe jashtë kampeve, azilkërkuesit tani do të jenë të mbyllur deri sa t’u jepet statusi i refugjatit dhe të zhvendosen në kontinent, ose të refuzohen dhe të dërgohen përsëri në Turqi, thanë zyrtarët.

Qeveria e re konservatore e Greqisë, e cila erdhi në pushtet në korrik, është zotuar të zhvendosë mijëra azilkërkues në kampe në kontinent deri në fillim të vitit 2020.

Tashmë ai ka miratuar një ligj që forcon kërkesat për azil për migrantët dhe refugjatët dhe ka premtuar të vendosë patrulla shtesë kufitare.

Stefanis gjithashtu tha të mërkurën se do të nxirren kritere të reja për funksionimin e OJQ-ve që ndihmojnë refugjatët dhe migrantët. /Telegrafi

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif