Gjithçka që dihet deri më tani për atentatin ndaj Trumpit

Autoritetet kanë identifikuar personin e armatosur dhe kanë ndarë detaje rreth viktimave nga sulmi që ka ndodhur të shtunën pasdite në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani. 


Çka dihet deri më tash:

Sulmuesi: FBI-ja e identifikoi atë si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili jetonte në Bethel Park, Pensilvani, disa kilometra në jug të vendndodhjes së tubimit. Ai është vrarë në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret. Të dhënat publike tregojnë se ai ishte regjistruar për të votuar si republikan, por bëri një donacion të vogël për një grup të lidhur me demokratët në vitin 2021.

Rreziku i mëtejshëm: Autoritetet në një konferencë shtypi kanë thënë se aktualisht nuk besojnë se ka ndonjë kërcënim shtesë ekzistues, por se është ende një hetim aktiv.

Viktimat: Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, kanë bërë të ditur autoritetet. Të tre ishin burra të rritur. Edhe pse ata janë identifikuar nga autoritetet, këto detaje ende nuk janë bërë publike.

Statusi i Trumpit: Një zëdhënës ka thënë se Trumpi është “mirë”, dhe Shërbimi Sekret ka bërë të ditur se ai është i sigurt. Ish-presidenti ka njoftuar në rrjetet sociale se u godit nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Trumpi u kthye në Neëark, Neë Jersey.

Hetimi: Agjenci të shumta federale dhe shtetërore po hetojnë tani se çfarë ndodhi, si sulmuesi hyri në vendndodhjen e tij, çfarë arme u përdor dhe pyetje të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje publike. FBI-ja i ka kërkuar publikut të paraqesë çdo informacion, foto ose video në lidhje me të shtënat në: FBI.gov/butler ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI.

Nxitimi i Bidenit për kthim: Presidenti Joe Biden ishte në Delaware në kohën kur ndodhi sulmi, ku ai kishte planifikuar të qëndronte për fundjavën – por ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë herët në mëngjes të dielën në mënyrë që të mund të vazhdojë të informohet nga forcat e rendit. Më herët, ai ka thënë se kishte folur me Trumpin dhe dënoi publikisht sulmin.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif