Gjendet varri i paprekur që daton në shekullin I para Krishtit

Arkeologët në rajonin e Kozanit në Greqinë veriore kanë zbuluar një varr të paprekur të një gruaje që daton në periudhën e vonë helenistike (fundi i shek. 1 para Krishtit).


Trupi i gruas ishte i stolisur dhe ishte vendosur në një shtrat prej bronzi, ndërsa në gojën e saj ishte një gjethe prej ari.

“Kemi të bëjmë me një grua të pasur ose dikë që mbante një pozicion të rëndësishëm në shoqërinë e kohës,” tha Areti Chondrogianni-Metoki, drejtor i Eporatit të Antikiteteve në Kozani.

Eshtrat e gruas u dërguan në Muzeun Arkeologjik ku do të ekzaminohen për të konstatuar moshën e saj madje edhe shkakun e vdekjes.

Related posts

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që mblodhi të gjithë shqiptarët në Luginë, do të transmetohet në Klan Plus

Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku…

Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta gjatë javës

/