GARA PËR KRYETARIN E FRONTIT ZHVILLOHET MES Dr. DHE Dr.Scc.

Siç ka raportuar PreshevaPRESS, sot me fillim në ora 18:00 tek amfiteatri i Radio Televizionit Presheva në Preshevë fillon themelimi i një subekti të ri politik që do të quhet Fronti.


Takimi themelues për partinë e re e që do të quhet “Fronti” do të mbahet sot në amfiteatrin e Radio Televizionit Presheva duke filluar në ora 18:00, takim të cilin iniciatorët e quajnë  “takimi i parë konsultativ me karakter debatues , në lidhje me iniciativën qytetare politike “Fronti”.

“Miq të nderuar,

Pas shumë konsultimeve dhe debitimeve, me shumicën nga ju, jemi të ndërgjegjshëm se Presheva është vonuar dhe penguar në çdo formë nga faktorë te brendshëm dhe te jashtëm,në procesin e integrimeve dhe zhvillimit të saj, të shqetësuar për shkak të degradimit dhe paaftësive të dëshmuara të udhëheqësve aktual, të hidhëruar nga braktisja masive e Preshevës. Të indinjuar nga korrupsioni, mungesa e vizionit dhe paaftësia kronike, të alarmuar nga rritja e polarizimit social, të vetëdijshëm se cenimi i vazhdueshëm i interesit publik në arsim do te vazhdojë të prodhojë pabarazi, papunësi, injorancë dhe korrupsion. Të revoltuar nga papunësia e qindra dhe mijëra të rinjve, të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standardeve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të tjera. Të neveritur nga lidhjet e krimit te larte dhe ordiner me politikën, të bindur se klasa politike aktuale do të vazhdojë të prodhojë kriza në dëm të shoqërisë, jemi të përcaktuar dhe të vendosur për të bërë çdo sakrificë në mënyrë që Komuna e Preshevës t’i garantojë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet. 

E për këtë ju ftojmë nesër në orën 18:00 në amfiteatrin e RTV Presheva, në takimin e parë konsultativ me karakter debatues , në lidhje me iniciativën qytetare politike FRONTI!” thuhet në postimet e dy themeluesve të këtij subjekti, e që pritet që të konkurojnë njëri tjetrin në udhëheqjen e këtij subjekti të ri politik.

E vetmja gjë që i bën të dallojnë postimet e Selimit dhe Rexhepit është shkalla e arsimimit të tyre.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”