Forca të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit pas paralajmërimit për bllokimin e të gjitha pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Forca të shtuara të KFOR-it, janë parë sërish sot tek Ura e Ibrit.


Pozicionimi aty raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit.

Ata krijuan dy kordona në anën veriore dhe jugore të urës dhe rreth tridhjetë prej tyre u pozicionuan me pajisje të plota, ndërsa kalimi për këmbësorët ishte i papenguar.

Në një deklaratë të ditëve më parë të dhënë për klankosova.tv, KFOR-i tha se dislokimi i trupave aty, vijon si pjesë e një trajnimi të paraparë në planet e tyre, për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.

”KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”.

”KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është i vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, thuhej nga KFOR.

Ndiqni pamjet nga kosovo-online.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë