Forbes: Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës

Koronavirusi varfëron pasanikët e botës: ata vlejnë në total 8.000 miliardë dollarë dhe këtë vit regjistruan rreth 700 miliardë më pak se në vitin 2019.


Me gjithë divorcin e tij prej shumë miliardë dollarësh, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Bill Gates, ndërsa Bernard Arnault ngjitet në vendin e tretë, duke kapërcyer Warren Buffett.

Në mesin e italianëve mbreti i Nutella Giovanni Ferrero është më i pasur, i ndjekur nga Leonardo del Vecchio.

Pasqyrimi i pasanikëve vjen nga revista ”Forbes”, e cila thekson se 51% e miliarderëve të janë më të varfër se vitin e kaluar.

Ndër 278 hyrjet e reja ishin Eric Yuan, themeluesi dhe CEO i Zoom Video Communications, shërbimi online që po shpërthen me emergjencën e koronavirusit që detyron mbi katër miliardë njerëz të rrinë në shtëpi.

SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 614, i ndjekur nga Kina që numëron, përfshirë Hong Kongun dhe Macao, 456.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu